“Do t’i riktheheni politikës? Majlinda Bregu befason me përgjigjen

Politikë | 3 vite më parë

Majlinda Bregu përpiqet të jetë e kujdesshme kur flet për problemet e PD. Mandati i saj më RCC nuk i lejon shumë komente, por ajo nuk e mohon që përçarja dhe konfliktet e kanë zvogëluar edhe peshën e PD në rrethet e BE apo EPP-së.

“Problemi krysor qedron se opozita nuk shihet si alternativë për të ardhur në pushtet. Loja e kungulleshkave, ndarja e partisë në disa pjesë i ka vënë ata (EPP) në pozitë. Besoj që shqetësimi më i madh sot është pamundësia për t’u rikthyer fuqishëm ose shenjat që mund të rikthehet fuqishëm, që dialogu dhe jo konflikti të zërë vend”,- tha zonja Bregu e pyetur nga gazetarja Elona Meço në emisionin “Pa Censurë”, në RTSH.

Por a do të donte Majlinda Bregu të rikthehej në jetën politike shqiptare? Përgjigja është befasuese.

“Në formën që ka parlamenti sot, jo, nuk dua të kthehem. Përsa kohë ne të mos kthejmë respektin për njëri-tjetrin, pavarësisht kahut politik, do të vazhdojmë të endemi rrokopujë në pjesën e nivelit të demokracisë. Do të proklamojmë gjithmonë që do të jemi ithtarë të demokracisë, por gjithçka nis nga respekti i ndërsjellë për njëri-tjetrin, për oponentin kryesisht. Se çfarë sjellë e nesërmja, do ta shohim, ka kohë.”- u shpreh zonja Bregu për emisionin “Pa Censurë”, në RTSH.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme