Doganat greke paralajmërojnë grevë më 2-3 prill. ‘Paralizohet’ lëvizja e mjeteve, por jo për pasagjerët

Doganat greke kanë paralajmëruar një grevë 48 orëshe nga data 2 prill në orën 08.00 të mëngjesit dhe deri në 04 prill në 08.00 të mëngjesit.
Si pasojë e grevës do të paralizohet totalisht lëvizja e mjeteve drejt Greqisë në të gjitha pikat doganore që lidhin vendin me vendet e rajonit.
Përsa i përket doganave greke që janë porta hyrëse me vendin tonë, stafi në to paralajmëroi pjesëmarrje të gjerë në grevë. Sipas burimeve nga Kakavija e Kapshtica, gjatë 48 orëve të grevës nuk do të mund të lëvizi asnjë mjet udhëtarësh dhe kamionë nga dhe drejt Greqisë.
Do të lejohen vetëm këmbësorët të cilët kalojnë pa bagazhe dhe çanta.
Sindikata e doganave tha se vendimi për fillimin e grevës ishte i pa shmangshëm pasi qeveria nuk ka përmbushur asnjë nga pikat e kërkesave të kësaj sindikate.
Sindikata nuk pranoi t’i përgjigjet pyetjeve te gazetareve lidhur me problemet që mund të shkaktohen prej kësaj greve pasi ajo përkon me ditët pas pashkës katolike dhe gjatë atyre ditëve do të ketë lëvizje të shtuar qytetarësh në dogana, por edhe kërkesë të shtuar për mallra.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



