“Dorëheqja e Alibeajt e papritur”, Tabaku takon Bardhin, kërkon reflektim: PD s’duhet të përsërisë gabimet

Dorëheqja e Enkelejd Alibeajt nga posti i kryetarit në detyrë të Partisë Demokratike duket se ka qenë e papritur dhe ka hapur një dinamikë të re brenda saj.
Dy nënkryetarët, Jorida Tabaku dhe Gazment Bardhi janë takuar për të diskutuar mbi këtë çështje.
“Dorëheqja e Alibeajt ishte e papritur për mua, mbrëmë kam patur një takim me Gazment Bardhin, kemi diskutuar për këtë çështje” tha Jorida Tabaku në një pronconim për median jashtë parlamentit.
Tabaku tha se duhet bërë një reflektim i thellë dhe të gjenden gabimet brenda PD-së.
Në këtë moment kam kërkuar të mos përsërisim gabimet e së shkuarës, të reflektojmë, të mos vijojmë po njësoj me të njëjtat justifikime por të kalojmë një proces i cili do kohë por t’i japim kohë demokratëve dhe vetes për të kuptuar se ku gabuan. Nëse do kishim ndryshuar ofertën e PD do i kishim lënë vendin jo llumit, jo mllefit, jo sulmit, jo përçarjes por bashkimit dhe ofertës së PD në 1, situata do ishte ndryshe.
Ka ardhur momenti që të reflektojmë e të sillemi ndryshe. Shqipërisë i duhet një opozitë e fortë. Duhet të shohim nga vetja se çfarë bëmë gabim. Të pranojmë që PD s’është as më e madhe, as më e bashkuar, as më e fortë se këtë treguan rezultatet. S’mund të jemi refuzimi i shqiptarëve, por alternativa” tha Tabaku.
Një ditë më parë, Enkelejd Alibeaj dha dorëheqjen si kryetar në detyrë i Partisë Demokratike, si dhe i grupit parlamentar demokrat. Shkak për të vendim u bë rezultati i ulët që PD arriti në zgjedhjet vendore, ku nuk mundi të fitojë asnjë bashki.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




