Dorëzoi titullin, reagon Dana White: Ai mund të ishte “LeBron

Sporte të tjera | 6 vite më parë

Pas deklaratës së Jon Jones, që heq dorë nga titulli kampion bote në peshën “light heavyweight” në artet marciale mikse ka reaguar presidenti i UFC-së, Dana White. Ky i fundit e ka admiruar gjithnjë sportistin, duke mos i kursyar fjalët e mira edhe këtë herë. “Jon Jones është një nga sportistët më të mëdhenj në historinë e UFC-së. Ky ishte vendimi i tij dhe ne e respektojmë atë. Nuk jam dakord me deklaratën e tij që thotë se nuk ka fituar shumë nga ne. Përkundrazi, ai ka bërë shumë parà këtu dhe nuk ka më nevojë të punojë në jetën e tij”, tha Dana White. “Më vjen keq për disa gabime të tij, mendoj se ai mund të kishte qenë në UFC ashtu sikurse është sot LeBron James në NBA”, tha presidenti i UFC-së.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme