“Dosja I.M”/ PDIU, Doda: Ligj që të hiqen personat me të kaluar të errët, të sjellim njerëz të pashantazhueshëm

Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, kërkon hartimin e një ligji që largon të kaluarën e errët, si dhe të bëhet pastërtia e figurës për deputetët. Ky qëndrim u shpreh nga kryetarja e grupit parlamentar të Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Mesila Doda, pas takimit me kryeparlamentaren Lindita NIkolla, e cila i ka vënë në dispozicion dosjen e Autoritetit për Informim mbi Dosjet e Sigurimit te Shtetit, ku thuhet se një politikan i lartë me inicialet I.M., ka qenë bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit.
“Pas 32 vitesh kemi mes nesh njerëz që kanë të kaluar të errët. Kjo do të thotë se është dështim i politikës shqiptare që nuk kemi ndërruar brezat dhe të sjellim njerëz të pashantazhueshëm. Besoj se është koha që në sesionin e ri parlamentar të nisë një punë e re serioze, jo vetëm me propozimet e Autoritetit, por me heqjn e të gjithë personave me të kaluar të errët. Duhen bërë publik emrat. Nuk vijojmë dot që të marrim me mend se kush janë. Duhet të dalin me emra. I kërkova kryetares së Kuvendit që të kërkojë pastërtinë e figurës për 140 deputetët”, tha Doda.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




