Dosja “McGonigal”/ Boçi: Rama ka shkelur Kushtetutën, ka cenuar sigurinë dhe raportet me SHBA-të

Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi ka deklaruar në Kuvend se kryeministri Edi Rama dhe kryeparlamentarja Lindita Nikolla kanë shkelur Kushtetutën duke mos lejuar ngritjen e komisionit hetimor për skandalin “McGonigal”.
Boçi theksoi se opozita ka 2 javë që kërkon ngritjen e komisionit hetimor por ka hasur në kundërshtimet e mazhorancës.
“Deputetët sot janë penguar sot në mënyrë të padrejtë. Ata kërkuan të jenë prezent në mbledhjen e Byrosë. Ju z. Kryetare keni urdhër gardën që ata të mos futen në mbledhjen e Byrosë. Si mundet ju që përjashtoni deputetët dhe të shkelni rregulloren dhe të rrini në atë qetësinë olimpike. Kemi kërkuar seancë pyetjesh ndaj kryeministrit dhe ai duhet të ishte prezent. Kemi 2 javë që e kërkojmë. Kemi kërkuar ngritjen e komisioneve hetimore. Pse e shkelni me këmbë Kushtetutën, kjo që të mban ty aty, që mban qeverinë e korruptuar aty që mban ne këtu”, theksoi Boçi në fjalën e tij në Kuvend.
Boçi vuri në dukje se kryeministri Rama ka cenuar marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës duke goditur edhe sigurinë e vendit aleat që sipas Boçit korruptoi ish-agjentin e FBI-së.
“Pse e shkelni nenin 25 të rregullores në mbështetje të Kushtetutës e cilëson saktë fare që kur e kërkojnë deputetët të ngrihet komisioni hetimor. Jeni ju ata që keni cenuar marrëdhëniet me SHBA-të. Nuk ka bërë më shumë se çfarë bëri Enver Hoxha. Rama ka goditur sigurinë e Shteteve të Bashkuara duke korruptuar ish-agjentin e SHBA-ve. Kërkesa jonë është urgjente dhe që të ngrihet ky komision sepse ne e dimë këtë pjesën që jeni për turp”, u shpreh Boçi.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




