DPT tatimpaguesve: Kush ndryshon me ulje deklaratën e listpagesës dhe anullon faturat e shitjes pa u reflektuar ne librat e blerjes do të ndiqet penalisht

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve u ka bërë thirrje tatimpaguesve se do të vihen nën hetim nëse bëjnë ndryshime me ulje të deklaratës së listëpagesës, me qëllim shmangien e pagesës së kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për punëmarrësit.
Gjatë analizës së kryer, Administrata Tatimore ka evidentuar dy fenomene me risqe të larta që ndikojnë drejtpërdrejtë jo vetëm te Tatimet, por edhe “Pensionin dhe Shërbimet Mjekësore”.
Gjithashtu, Tatimet sqarojnë se vepër penale përbën edhe anulimi i faturave të deklaruara të shitjes që nuk reflektohen në Librat e Blerjes së klientëve të tyre.
“Administrata Tatimore njofton të gjithë Tatimpaguesit se ka konstatuar 2 fenomene me risk të lartë: Tatimpagues, që bëjnë ndryshime me ulje të deklaratës së listëpagesës, me qëllim shmangien e pagesës së kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për punëmarrësit. Tatimpagues, që anulojnë faturat e deklaruara të shitjes, pa u reflektuar këto anullime në Librat e Blerjes së klientëve të tyre.
I bëjmë me dije të gjithë tatimpaguesit se këto ndryshime të pajustifikuara të deklaratave, kryesisht ndryshimi i deklaratës së listpagesës, cënojnë drejtpërdrejt jo vetëm Administratën Tatimore, por edhe Pensionin dhe Shërbimet Mjekësore të punëmarrësit dhe në bazë të ligjit konsiderohet vepër penale”, thuhet në njoftimin e Administratës Tatimore.
Administrata Tatimore njofton se pjesë e këtij hetimit do të jenë edhe punonjësit e strukturave të saj dhe do të përballen njësoj me ligjin.

/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



