Drafti për asociacionin/ Berisha: Rama përkeqësoi dialogun Kosovë-Serbi, të dënohet Vuçiç

Politikë | 3 vite më parë

Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar Kryeministrin Edi Rama se me propozimin e draftit për Asociacionit ka përkeqësuar gjendjen e dialogut delikat Prishtinë-Beograd. Sipas Berishës, Kryeministri Rama me draftin për asociacionin kreu ndërhyrjen më brutale çështjet e brendshme të Kosovës.

Sa i përket anulimit të mbledhjes së përbashkët Kosovë-Shqipëri, Berisha u shpreh se Albin Kurti nuk pranoi të diskutonte me Ramën për draftin që ky i fundit mori nga sirtarët e Presidentit serb, Aleksandër Vuçiç.

“Paraqitja që ai i bëri projektit të asociacionit ishte ndërhyrja më brutale në çështjen më delikate në punët e brendshme t Kosovës, një akt anti-shqiptar. Duke konsideruar Kosovën, një vend vasal. Anuloi takimin me qeverinë e Kosovës sepse ajo nuk pranoi të diskutohej për draftin e tij të marrë në sirtarët e Vuçiç. Ai përkeqësoi më tej gjendjen e dialogut të vështirë Prishtinë-Beograd. Ai e bëri këtë jo vetëm si shërbim ndaj Beogradit, por sepse korriku po vjen dhe ai është nën hetim për McGonigal. I vetmi në komunitetin euro-atlantik që ka korruptuar një prej personave më të rëndësishëm në  fushën e sigurisë, udhëheqësitë e komunitetit’, tha Berisha.

Ky i fundit i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që të ndërhyjnë për lirimin e tre policëve të Kosovës të rrëmbyer nga forcat serbe. Berisha kërkoi dënimin e presidentit serb Aleksandër Vuçiç, pasi sipas ish-kryeministrit, kërcënon paqen dhe stabilitetin e Ballkanit.

“Rrëmbimi i policëve shkelje flagrante e OKB-së. i bëj thirrje KFOR, Komunitetit ndërkombëtar të ndërhyjë për lirimin e policëve të rrëmbyer, rikthimin e policëve në vendin e tyre, dënimin e atij që sillet si një fqinj zuzar që nuk njeh ligj të brendshëm dhe ndërkombëtar, Aleksandër Vuçiç pasi kërcënon paqen dhe stabilitetin e Ballkanit”, përfundoi Berisha.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme