Drafti për Asociacionin, Rama: Ata që shajnë pa ditur gjë, kanë frikë se humbasin armikun, i cili është mundur që në ‘99

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar, në lidhje me kritikat që po bëhen në adresë të tij, lidhur me projekt-statutin për Asociacionin e Kosovës, që ai ka dorëzuar në Paris dhe Berlin.
Sipas Ramës, ata që shajnë dhe akuzojnë, pa ditur se çfarë përmban projekt-statuti i ASM-së, më shumë e bëjnë nga frika se mos humbasin armikun, në kohë që armiku është mundur.
“Ata që shajnë dhe akuzojnë pa ditur asgjë për projekt-statutin e ASM-së kanë frikë nga një gjë: se mund të humbasin armikun që u krijon kushte ekzistenciale për të folur dhe vepruar sikur janë ende në një luftë që përfundoi në ’99 kur armiku është mundur.”- shkruan Rama në Twitter.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




