Drejt përfundimit numërimi i votave në Pustec, kandidati i PS në avantazh

Bashkia e Pustecit është drejt përfundimit të votave për kryetar Bashkie, ku kanë mbetur dy kutitë e fundit për t’u numëruar. Deri më tani, Kandidati i PS, Palë Kolevski kryeson me 465 vota diferencë nga kandidati i Bashkë Fitojmë Pandi Jani.
Gazetari Llazi Saro në raportimin nga Korça ka bërë me dije se kandidati socialist nga 6 qendra votimi ka mundur të grumbullojë 1057 vota, ndërsa kandidati i Bashkë Fitojmë 592 vota. Bashkia e Pustecit pritet të shpallë së shpejti dhe përfundimin e procesit të numërimit, që sikurse duket deri më tani në avantazh është kandidati socialist.
Ndërsa në Pogradec dhe Kolonjë nuk janë dorëzuar ende të gjitha kutitë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




