“Drejtësia në sytë e një piktori”, Gjykata e Lartë hap dyert në 110 vjetorin e krijimit të saj

Kulturë | 4 vite më parë

Një drejtësi e hapur për publikun përtej perdes së hekurt. Ekspozita që ka çelur dyert e gjykatës së lartë me piktura të nxënësve të Tiranës dhe dokumente historike që cekin drejtësinë shqiptare i shërben pikërisht këtij qëllimi.

Ajo çfarë tërheq në punimet e krijuesve të rinj është mënyra si ata e perceptojnë sot drejtësinë, të drejtë apo të korruptuar, të anshme apo të paanshme.

Dokumenti i parë që shërben si akti i parë për organizimin dhe funksionimin e gjyqësorit pas shpalljes së pavarësisë daton në 10 maj 1913 dhe quhet Kanuni i Zhurisë, por mes dokumenteve të nxjerra nga arkiva zbuluar pak muaj më parë është edhe emërimi 12 ditë para këtij akti, emërimi i  kryetarit të gjykatës civile Vlorë, Kristo Floqi.

Ekspozita ku nuk mungojnë fotografi nga procese gjyqësore apo mbledhje te këshillit popullor në kohën e periudhës socialiste si dhe dënime me vdekje për faje politike sikundër ndodhi me  ish Kryeministrin Fan Noli më 28 prill të 1926 apo ai i ish Kryeministrit Hasan Prishtina më 2 korrik të 1928 mori interes të shtuar në këtë 110 vjetor.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme