Drejtoresha e re e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, takon organet e vetting-ut në Shqipëri

Drejtoresha e re e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM) Valentina Superti, gjatë vizitës zyrtare që po zhvillon në vendin tonë, ka zhvilluar një takim edhe me organet e vetting-ut në Shqipëri.
Lajmi është bërë i ditur nga zyra e Bashkimit Evropian në Tiranë, e cila, duke cituar Supertin vlerëson se “takim ishte shumë i mirë”.
Ajo e cilësoi shumë të rëndësishëm përfundimin e procesit të Vetting-ut dhe vijimin e zbatimit të Reformës në Drejtësi.
“Është e rëndësishme të përfundojë Vetting-u dhe të vazhdojë zbatimi i Reformës në Drejtësi, në të mirë të qytetarëve shqiptarë”, tha në takim drejtoresha e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, Valentina Superti.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




