Duka: ‘Martesa’ PS-Rithemelim, një shartim nul

Politikë | 3 vite më parë

Kryetari i Partisë Agrare, Agron Duka e ka komentuar si një shartim nul ‘martesën’ PS- Rithemelimi.

Në emisionin ‘3D nga Alban Dudushi’ në RTSH, Duka deklaroi se asnjëri nuk ka gjë në dorë përveç Edi Ramës, dhe në një farë mënyre edhe të një lloj presioni nga ndërkombëtarët.

“Nuk e shoh veten të ndarë në këtë ‘martesë’, por mund të them se jam si prind. Një lloj krushqie. Asnjë aty nuk ka gjë në dorë. Këtë e ka në dorë Edi Rama. Në një farë mënyrë edhe presioni ndërkombëtar. Pavarësisht se palët thonë se nuk kam lëshuar asgjë dhe se tjetri thotë se nga aksioni opozitar arritëm rezultat asnjë nuk ka gjë në dorë. Por të paktën fitoj jeta parlamentare. Nuk shkonim dot në Kuvend. Më ka ngelur merak që nuk folëm për buxhetin, ndonëse shumica i kishte votat për ta miratuar. Opozita duhet të jetë e vëmendshme sepse nuk mund të shkohet me sistemin aktual që është në fuqi dhe me lista të hapura. Nëse ecën në këtë drejtim opozita nuk ka gjë në terezi. Ose të rrudhosen qarqet që të marrë vlerë vota. Opozita ka nevojë për çdo votë. S’kam parë produkt që të ketë mbijetuar nga këto lloj ‘martesash’. Këto ‘martesa’ nuk nxjerrin produkt. Opozita bën vetëvrasje nëse pranon sistemin në kodin aktual zgjedhor dhe listat e hapura. Shartimi nuk e favorizon opozitën.”, tha Duka.

/rtsh.al/

 

 

   


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme