Durrës/ Policia parandalon krimin në familje

Aktualitet | 3 vite më parë

Një 40-vjeçar është vënë në pranga pasi dyshohet se do të kryente krim në familje.

Policia e Durrësit kishte marrë informacion se një 40 vjeçar po qarkullonte me armë zjarri në fshatin Shkallnur, Durrës, dhe dyshohej se po kërkonte bashkëshorten për ta vrarë pasi kjo ishte larguar nga banesa, së bashku me fëmijët. 

Me të marrë informacionin policia ndërhyri për të bërë lokalizimin, kapjen dhe arrestimi në flagrancë të shtetasit L. H., 40 vjeç, banues në këtë fshat.

“Nga veprimet hetimore rezultoi se ky shtetas ishte larguar prej disa ditësh nga banesa, sepse bashkëshortja e tij është e pajisur me urdhër mbrojtjeje nga Gjykata e Durrësit, që prej datës 04.05.2023, për shkak të dhunës së ushtruar nga ky shtetas. Dyshohet se 40-vjeçari po kërkonte bashkëshorten për ta vrarë, e cila ishte larguar nga banesa, së bashku me fëmijët. Ndërhyrja në kohë e Policisë për kapjen e tij parandaloi ngjarjen e rëndë kriminale,” informoi sot policia e Durrësit. 

Gjatë kontrollit në automjetin me të cilin qarkullonte ky shtetas, gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri tip automatik PMSH me karikator me municion luftarak. 

Operacioni i arrestimit u kodua “Shkallnuri”.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme