Durrës/ Qëlloi me armë zjarri në ajër pas sherrit me kushëririn, arrestohet 26-vjeçari

Aktualitet | 3 vite më parë

Një 26-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë në Durrës këtë të martë (22 gusht), i akuzuar për kanosje dhe armëmbajtje pa leje. Në një njoftim për mediat, Polica bën me dije se ngjarja u regjistrua në fshatin Jube, ku i riu ka qëlluar me kallashnikov zjarri në ajër,  për të kanosur kushëririn e tij, një 36-vjeçar, me të cilin ishte konfliktuar për motive të dobëta.

Kallashnikovi posedohej pa leje nga 26-vjeçari, ndërsa u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Kanosja” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme