Durrës, “Roads” ndalon 8 emigrantë klandestine afganë dhe transportuesin e tyre

Një 55 vjeçar shqiptar që po transportonte disa emigrantë klandestinë për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme nga Shqipëria në drejtim të Malit të Zi, është ndaluar nga policia shqiptare.
Ndalimi u bë si rezultat i operacionit policor të specialistëve për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, të koduar “Roads”.
Kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit G. H., 55 vjeç, banues në Lushnjë, u bë në aksin rrugor Plepa-Durrës.
Ky shtetas po transportonte kundrejt pagesës, me automjet drejt Tiranës, 8 shtetas nga Afganistani, të cilët kishin si synim kalimin ilegal të kufirit me Malin e Zi.
Por gjatë kontrollit të ushtruar afër banesës së 55-vjeçarit, u gjetën 82 bagëti të trasha (viça), të cilat dyshohet se ai i ka kontrabanduar në Shqipëri nga vendet fqinje.
Policia po heton për dokumentimin e plotë të veprimtarive kriminale të këtij shtetasi.
/ rtsh /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




