Durrës/ U vidhte paratë klientëve, arrestohet punonjësja e bankës, në pranga dhe 2 të kërkuar

Aktualitet | 4 vite më parë

Tre persona të shpallur në kërkim janë vënë në prangat e Policisë së Durrësit, pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale.

Blutë e qytetit bregdetar bëjnë me dije se është arrestuar një 37-vjeçare e shpallur në kërkim, pasi akuzohej për vjedhjen e parave të qytetarëve në bankës ku punonte.

Policia njofton se “Strukturat hetimore të DVP Durrës ndaluan shtetasen e shpallur në kërkim B. B., 37 vjeçe, banuese në Durrës, të cilës Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja duke shpërdoruar detyrën”, pasi dyshohet se në subjektin privat (bankë) ku kjo shtetase punonte, u ka vjedhur shuma të ndryshme parash, klientëve të këtij subjekti”.

Po ashtu, në pranga ka rënë dhe 45-vjeçari Ilir Istrefaj i shpallur në kërkim dhe i dënuar me 5 muaj burg për vjedhje të energjisë elektrike dhe impulseve telefonike.

Policia ka arrestuar dhe një 25-vjeçar në kërkim i cili akuzohet se ka vjedhur pajisje elektrike në një furrë buke në Durrës.

Në pranga kanë rënë B. B., 37 vjeçe; Ilir Istrefaj, 45 vjeç; dhe I.A, 25-vjeç.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme