Dy aksidente në punë në pallate në ndërtim/ Në Vlorë humb jetën punëtori, një i plagosur në Tiranë

Dy aksidente në punë me bilanc një humbje jete dhe një i plagosur u shënuan paraditen e sotme. Një aksident u shënua në Tiranë dhe tjetri në Vlorë.
Rreth orës 11:55, në lagjen “Uji i Ftohtë”, shtetasi A. P., rreth 60 vjeç, duke punuar në një pallat në ndërtim, dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga lartësia dhe si pasojë e dëmtimeve të marra, ka humbur jetën në spital., informoi policia e Vlorës
Ndërkohë në Tiranë në Unazë të Re, në një pallat në ndërtim e sipër, shtetasi B. R., 45 vjeç, duke punuar në këtë pallat, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike. Si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Do të jenë grupet hetimore që do të përcaktojnë shkaqet e këtyre aksidenteve në punë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




