Dy fshatra me histori/ Kalivaçi dhe Fregeni me vendbanime 3 200 vjeçare

Kulturë | 3 vite më parë

Janë zona shumë pak të njohura, por me shumë histori.

Bëhet fjalë për fshatrat Fregen dhe Kalivaç të Lezhës, të cilat janë vendbanime të hershme.

Këtë e dëshmojnë fortifikimet e tumat ilire, si dhe varrezat tumulare, çka tregojnë se ka qenë një zonë mjaft e rëndësishme.

Historiani dhe studiuesi Mark Kola thotë se kjo zonë i përket një periudhe 3 200-vjeçare dhe asokohe quhej Treva e Dibrit.

“1 200 vjet para erës sonë, atëherë filluan të duken qytetërimet e lashta në këtë zonë. Ungreji është quajtur qendër ilire, e qytetërimit ilir. Fusha Papërdhok në Kalur quhet fusha e tumave të mëdha, që janë të studiuara nga arkeologjia shqiptare. Ato quhen tuma me gurë,” thotë historiani Kola.

Krahas historisë, fshatrat Fregen dhe Kalivaç, të cilët ndodhen rreth 30 km larg qytetit të Lezhës, kanë dhe një peizazh piktoresk të rrethuar nga malet, duke qenë një mundësi e mirë eksplorimi për turistët vendas dhe të huaj.

Ndërkohë me përmirësimin e infrastrukturës rrugore numri i vizitorëve po vjen gjithnjë e në rritje.

Gazetar: Marjo Merhori

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme