Dy persona sherr me sende të forta në Kamëz, njëri prej tyre përdor pistoletën

Aktualitet | 3 vite më parë

Policia ka vendosur ka shpallur në kërkim dy shtetas të cilët janë konfliktuar me sende të forta në Kamëz dhe njëri prej tyre tentoi të përdorte armën e zjarrit gjatë konfliktit.

Gjithashtu është vendosur në pranga edhe një person tjetër, i cili pengoi zbulimin e së vërtetës duke marrë armën nga vendi i ngjarjes dhe duke u larguar, ndërsa janë proceduar penalisht tre të tjerë.

Policia ka sekuestruar armën e zjarrit pistoletë dhe municion luftarak.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në çdo formë të saj, pas njoftimit të marrë për një konflikt të ndodhur në Rrugën Skënderbeu, Kamëz, menjëherë knë organizuar punën dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “The dispute”.

Në kuadër të këtij operacioni u arrestua shtetasi E. P., 35 vjeç, banues në rrugën “Pandeli Sotiri”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia ka proceduar “në gjendje të lirë shtetasit D. P., 24 vjeç., S. P., 23 vjeç, dhe E. L., 33 vjeçe, të tre banues në Kamëz”

Gjithashtu policia po punon për “kapjen e shtetasve G. L., 29 vjeç, dhe N. R., 24 vjeç, të dy banues në Kamëz. Këta shtetas, ditën e djeshme, rrrth orës 19:30, në Kamëz, për motive të dobëta, janë konfliktuar me njëri-tjetrin me sende të forta. Gjatë konfliktit shtetasi G. L., ka tentuar të përdorë armë zjarri, të cilën ja ka marrë shtetasi E. P., dhe është larguar, duke penguar zbulimin e së vërtetës.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma zjarrit pistoletë dhe municion luftarak. Vijon puna për kapjen e shtetasve G. L., dhe N. R. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale”

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme