Dy të vdekur pasi një makinë goditi disa këmbësorë në Gjermani

Dy njerëz kanë vdekur pasi një makinë goditi disa këmbësorë në qytetin gjerman të Trier, tha policia të martën, duke cituar hetimet fillestare. Policia e ka arrestuar ngasësin e veturës. Gazeta lokale “Trierischer Volksfreund” citoi një dëshmitar okular të thoshte se një veturë Range Rover me ngjyrë gri të errët po voziste me shpejtësi të madhe dhe njerëzit ishin hedhur nëpër ajër, pasi ajo i goditi.
Transmetuesi lokal publik SWR raportoi se së paku 15 persona të tjerë ishin plagosur, duke cituar kryetarin e qytetit të Trierit, Wolfram Leibe, ndërsa një zëdhënës i policisë konfirmoi se “disa” njerëz janë plagosur. “Kujdesi për të plagosurit është me përparësi të madhe”, shkroi policia në Twitter, ndërsa u bëri thirrje qytetarëve të shmangin qendrën e qytetit. Policia dhe shërbimet e emergjencës menjëherë pas incidentit e kanë bllokuar qendrën e qytetit.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




