Dy vite nga pushtimi rus ndaj Ukrainës, Nikolla: Mbështetja jonë do vijojë deri ne çlirimin e vendit

Politikë | 3 vite më parë

Kryeparlamentarja Lindita Nikolla ka dhënë një mesazh në dyvjetorin e agresionit të Rusisë kundër Ukrainës. Nikolla thotë se Shqipëria ka qenë e vendosur kundër agresionit rus që në ditët e para të luftës dhe se ka vendosur sanksione në bashkërendim me SHBA dhe BE.

“Sot, dy vjet nga agresioni ushtarak i Rusisë kundër Ukrainës. Shqipëria ka dënuar ashpërsisht  shkeljen e rëndë nga ana e Federatës Ruse të sovranitetit dhe tërësisë territoriale të Ukrainës, si një akt që dhunon rendin ndërkombëtar, dhe ka mbështetur e mbështet fuqimisht luftën e imponuar dhe të drejtë të popullit të Ukrainës.

Kuvendi, nëpërmjet Rezolutës së miratuar menjëherë pas këtij sulmi, ka mbështetur masat e ndërmarra nga qeveria, në bashkërendim me aleatët SHBA dhe BE, sanksionet ekonomike, veprimet diplomatike dhe ndihmën ushtarake e humanitare për Ukrainën dhe popullin e saj. Si bashkëpenëmbajtëse me ShBA në KS të OKB për mbështetjen e Ukrainës, Shqipëria ka qenë e vendosur kundër agresionit dhe pro luftës së drejtë të Ukrainës. I tillë do të vijojë qëndrimi ynë deri në çlirimin e Ukrainës. Slava Ukraini!”, shkruan Nikolla.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme