Dybala, mesazhi i Harden: Jam një tifoz i madh i juaji

Gosip | 6 vite më parë

Mesazh special për sulmuesin e Juventusit, Paulo Dybala. James Harden, kampioni i basketbollit NBA me nofkën “Mjekra”(për mjekrën e tij), i bëri një vlerësim argjentinasit, për të cilin ai është një tifoz i madh, me një video mesazh që u shfaq në profilin e tij në Twitter në të cilin Harden mbante veshur fanellën bardhezi.

“Si je, Dybala? – janë fjalët e basketbollistit – Unë jam “Mjekra”, James Harden. Thjesht doja të përshëndesja dhe t’ju them se unë jam një tifoz i juaji. Fat të mirë për sezoni”.

Përgjigja nga Dybala nuk vonoi të vinte dhe, përsëri përmes Twitter, falënderoi amerikanin dhe e përgëzoi atë për fanellën që kishte veshur.

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme