“Dyert e hapura të Mallakastrës”, libri që sjell dëshmi për dy Kryegjyshërit që shërbyen gjatë komunizmit

Historia e bektashizmit dhe veprimtaria fetare e dy liderëve udhëheqës të këtij besimi, Dedë Ahmet Myftari dhe Dedë Reshat Bardhi tashmë vijnë të pasqyruara në një libër, të titulluar “Dyert e Hapura të Mallakastrës”.
Autori, Syrja Xhelaj, sjell përmes këtij libri dëshmi mbi qëndrimet e dy Kryegjyshërve për kohën e vështirë kur shërbenin në Teqenë e Drizarit në Mallakastër, në një nga periudhat më të vështira të Shqipërisë për sa i përkiste besimeve fetare, atë të komunizmit, konkretisht rreth viteve 1958- 1967.
Puna 15-vjeçare ka qenë frytdhënëse për autorin, pasi përmbledhja e fakteve mbi këto figura kryesore të bektashizmit, është shumë e rëndësishme për t’u dokumentuar, në mënyrë që brezat e rinj të njihen më shumë me këtë besim fetar.
Libri u promovua në mjediset e Selisë së Shenjtë Bektashiane në Tiranë, në prani të klerikëve, besimtarë dhe studiuesve.
Gazetare Ornela Ceka
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




