Dyfishim i eksporteve bujqësore, Krifca: Në muajin Maj u rritën me 24.6%!

Ekonomi | 3 vite më parë

Pavarësisht sfidave dhe vështirësive të ndikuara nga presionet në tregjet ndërkombëtare, si dhe një kurs këmbimi i pafavorshëm, gjate muajit Maj eksportet bujqesore u rritën me 26% në sasi dhe 24 në vlerë krahasuar me majin e vitit 2022.

Ky është një rikthim i rritjes dyshifrore të eksporteve e produkteve bujqësore për të tretin muaj radhazi, duke bërë që i gjithë pesëmujori të qëndrojë me tendencë pozitivë. 

Statistikat zyrtare konfirmojnë trendin në rritje të qëndrueshme të këtij sektori, që ka nisur prej fillimit të këtij viti. Ministrja Krifca theksoi me këtë rast se, rritja e eksporteve ka mundësuar zgjerimin e prodhimit bujqësor vendas, falë përpjekjeve dhe punës së palodhur të fermerëve, por edhe falë mbështetjes së qeverisë.

Në maj sektori i bujqësisë iu rikthye rritjes së shpejtë të eksporteve, që u zgjeruan me 24.6%.

 

/ rtsh /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme