Dyndje automjetesh në Kapshticë, defekt në sistemin grek

Në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës ka patur një dyndje automjetesh që kanë krijuar radhë të gjata në tokën neutrale. E gjithë kjo mësohet të ketë ardhur për shkak të problemeve që ka pasur sistemi kompjuterik në anën tjetër të kufirit.
Problemet më të theksuara kanë qenë në orët e paradites së sotme, duke sjellë edhe pritje të gjata kryesisht në tokën neutrale. Probleme këto që kanë shkaktuar radhë automjetesh, të cilat kanë qëndruar në 5 korsi në dalje nga vendi ynë në drejtim të vendit fqinj, për gati 2 orë.
Burime të siguruara thanë se pas ndryshimit të sistemit kompjuterik nga policia kufitare greke, gjatë gjithë këtyre ditëve sistemi ka paraqitur probleme, duke sjellë situata të ngjashme. Vetëm pas orës 10:00 të ditës së sotme, pala greke ka filluar të punojë, por me ritëm të ngadaltë dhe sportele të reduktuara në hyrje dhe dalje.
Gjatë 24 orëve të fundit në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës kanë hyrë e kanë dalë më shumë se 4800 shtetas shqiptarë e të huaj.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




