E ardhmja e Mourinhos larg “Stamford Bridge”, Chelsea synon 2

Angli | 3 vite më parë

Shumë tifozë të Chelsea-t shpresonin për rikthimin e “Special One” në stolin e skuadrës londineze, por sipas “Daily Mail” operacioni nuk ka gjasa të ndodhë. Në fakt, tabloidi pretendon se agjentët e José Mourinhos nuk kanë asnjë lajm për ndonjë interes nga “blutë”.

Klubi i Todd Boehly gjithashtu bëri të ditur për shtypin britanik se nuk do të ndahet me trajnerin aktual Mauricio Pochettino. Edhe nëse aventura e ish-trajnerit të PSG-së dhe Tottenham-it në Londër do të përfundonte, Chelsea do të zgjidhte një trajner tjetër dhe jo Mourinhon.

Sërish sipas Daily Mail, “blutë” do të ishin më të interesuar për profile të tilla si Ruben Amorim i Sportingut të Lisbonës ose Roberto De Zerbi i Brighton. Pas shkarkimit të tij nga Roma, Mourinho do të duhet të kërkojë diku tjetër për t’u rikthyer në stol në muajt e ardhshëm.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme