E bujshme, Elche apelon që të anulohet ndeshja e humbur ndaj

Spanjë | 4 vite më parë

Elche ka denoncuar zyrtarisht kundër Barcelonës, pas ndeshjes së 1 prillit (e vlefshme për javën e 27-të të La Ligës) që përfundoi 4-0 për blaugranët. Kështu ka raportuar Cadena SER, sipas të cilës klubi spanjoll aktualisht në vendin e fundit në renditje ka kërkuar humbjen në tavolinë për skuadrën e Xavit.

Motivimi është përdorimi i Gavi, i cili përfaqëson një nga problemet e fundit të klubit blaugrana përveç rastit Negreira. Në fakt, mesfushori spanjoll ka nënshkruar një rinovim të kontratës, por La Liga nuk e ka lejuar lojtarin të regjistrohet në bazë të nenit 141 të Rregullores: “Futbollistët të cilëve u anulohet regjistrimi nuk do të mund të regjistrohen gjatë të njëjtit sezon me të njëjtin ekip të kompanisë me të cilën ishin të lidhur”.

Megjithatë, rasti i Gavi është i veçantë, duke qenë se ai nuk ishte regjistruar si lojtar i ekipit të parë pasi do të kishte tejkaluar buxhetin e vendosur për klubin brenda kufijve të Fair Play-t Financiar. Ndaj Gavi u regjistrua si lojtar i të rinjve, duke u rikthyer të veshë fanellën me numrin 30, në vend të 6, pikërisht kundër Elche. Ankesa e klubit ndoshta do të përfundojë me asgjë. Katalanasit kishin marrë miratimin nga La Liga për mesfushorin e ri.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme