E rëndë në Ksamil/ Vritet me thikë turisti, gjendet në shezlonget e plazhit. Autori në arrati

Aktualitet | 2 muaj më parë

Një turist 21-vjeç është gjetur pa shenja jete në orët e para të mëngjesit në shezlongët e një plazhi në Ksamil.

Ngjarja është konstatuar rreth orës 05:15, para një lokali në zonën turistike. Sipas të dhënave paraprake të Policisë, viktima, me inicialet M. M., dyshohet se është goditur me thikë pas një konflikti për motive të dobëta.

Policia dyshon se autor i ngjarjes është një 29-vjeçar shqiptar, me inicialet S. V., banues në Has, i cili dyshohet se është larguar menjëherë pas konfliktit. Shërbimet e Policisë kanë nisur kontrollet për lokalizimin dhe kapjen e të dyshuarit.

“Rreth orës 05:15, në shezlongët e plazhit, para një lokali në Ksamil, është gjetur pa shenja jete shtetasi francez M. M., rreth 20 vjeç, i cili dyshohet se është goditur me mjet prerës (thikë).

Nga veprimet paraprake dyshohet se, gjatë një konflikti për motive të dobëta, 20-vjeçari është goditur me mjet prerës nga shtetasi S. V., 29 vjeç, banues në Has, i cili është larguar menjëherë pas ngjarjes.

Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar. Ndërkohë, Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes”, thuhet në njoftim.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme