E turpshme në Madrid, varet “kukulla Vinicius” para qendrës sportive

Spanjë | 4 vite më parë

Tifozët e Atletico Madrid “shpërthejnë” në prag të derbit të Kupës së Mbretit me Realin. Në një urë, pak metra larg qendrës sportive ku stërviten të besuarit e Ancelottit, u shfaq një pankartë ku shkruhej “Madridi e urren Realin”, një slogan që është promovuar vazhdimisht nga grupi ultras i Frente Atletico. Një kukull më pas u shfaq pranë shkrimit, e varur nga qafa e tij (që simulonte një varje), me këmishën Blancos dhe emrin e Vinicius.

Ditët e fundit janë ndezur polemika të ndryshme mes Atletikos dhe Realit: tifozët e “colchoneros” janë ankuar për biletat e pakta në dispozicion për ndeshjen (pak më shumë se 300) dhe vendimin (i anuluar më vonë) për të bllokuar hyrjen e tifozëve vizitorë në vende të tjera të stadiumit.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme