Edhe serbi Viktor Troicki pozitiv, Djokovic trembet dhe bën testin

Shtohet paniku dhe pasiguria në sportin e tenisit. Pas bullgarit Grigor Dimitrov dhe kroatit Borna Coric është konfirmuar se edhe një tenist i tretë, serbi Viktor Troicki, ka dalë pozitiv me Covid-19. Të tri këta tenistë kanë luajtur në turneun “Adria Summer Tour”, event i organizuar në Beograd nga Novak Djokovic.
Lajmin e konfirmojnë mediat serbe, që shprehen se tenisti është izoluar në shtëpinë e tij në Beograd, pa simptoma. Ky rast i tretë pozitiviteti brenda 24 orësh i këtyre 3 tenistëve ka trembur edhe numrin 1 në botë, serbin Novak Djokovic, tashmë i detyruar të kryejë testin anti-Covid.
Fillimisht Djokovic, që gjithashtu ndodhet në shtëpinë e tij në Beograd, kishte refuzuar ta kryejë testin, por më vonë është bindur që ta kryejë atë. Rezultati i këtij testi do të mësohet ditën e mërkurë, por të gjithë këta tenistë kanë qenë në kontakt të ngushtë mes tyre gjatë ditëve të turneut.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




