Edi Paloka denoncon, aktivisti i PD-së kërcënohet me jetë pasi faktoi krimin zgjedhor

Zgjedhje 2025 | 1 vit më parë

Kryetari i Këshillit Kombëtar i Partisë Demokratike, Edi Paloka, në një konferencë për shtyp së bashku me një aktivist të subjektit politik që përfaqëson, denoncoi një video ku pretendohet shitblerja e votë.

Ai tha se pas publikimit të videos, demokrati Lulzim Memaçi është kërcënuar.

Në fillim të konferencës Paloka paraqiti një video, ku sipas tij, kjo tregon shitja e votave në Dibër.

Paloka thotë se video në fjalë është regjistruar fshehtas nga Lulzim Memamshi, anëtar i PD prej vitesh, i cili ka qenë komisioner në këto zgjedhje.

Më tej ai tha se autori i videos është kërcënuar nga disa persona në vendin e punës për publikimin e videos. Për këtë arsye Paloka kërkon mbrojtje publike për Lulzim Memashin.

“Lulzim Memamshi është autor i kësaj video, anëtar i PD prej vitesh ka qenë komisioner në këto zgjedhje. Ai është  në gjendje shumë të vështirë  ekonomike, ka dhe një djalë të sëmurë. Pas daljes së kësaj video dje në vendin e tij të punë i kanë vajtur dy persona që e kanë kërcënuar. Fjalët kanë qenë çfarë i ke bërë vetes me atë që ke nxjerrë, do ta shohësh çfarë do të bëjmë.  Kërkojnë tu mbyllin gojën atyre që denoncojnë. Jam këtu për ta denoncuar si rast dhe për të marrë në mbrojtje publike Lulzimin”, tha Paloka.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme