Edison Hoxha në “Mirëmëngjes Shqipëri”: Negociimi i pagave të bëhet në mënyrë kolektive, nevojitet indeksimi i tyre çdo vit

Aktualitet | 3 vite më parë

Drejtori ekzekutiv nga Qendra për të Drejtat në Punë, Edison Hoxha, i ftuar në emisionin “Mirëmëngjes Shqipëri”, ka deklaruar se negocimi i pagave nuk duhet bërë në mënyrë individuale, por në mënyrë kolektive.

Sipas Hoxhës, punëdhënësit nuk plotësojnë të drejtat e punëmarrësve në punë, dhe kjo sikurse thotë ai, vjen dhe për shkak të mungesës së informacionit që kanë punonjësit.

“Punëdhënësit edhe kur punëmarrësit kanë informacion dhe kërkojnë të drejtat, nuk ua plotësojnë. Punëmarrësit dhe kur kanë informacion ngurrojnë të reagojnë. Ka raste pafund në sektorë ekonomikë ku nuk janë trajtuar kërkesat e punëmarrësve.

Për çështjen e pagave, problematikat janë evidente. Ne nuk kemi dialog sikurse e parashikon ligji për çështjen e pagave. Në mënyrë individuale punëmarrësi është më i dobët dhe nevojitet reagim kolektiv. Është shumë e vështirë të arrihet suksesi individualisht”, tha Hoxha.

Ky i fundit theksoi se një prej problematika kryesore sot në vend, është fakti se paga nuk indeksohet çdo vit.

“Ajo që çalon te ne është fakti që paga nuk negociohet në mënyrë të vazhdueshme, paga duhet të indeksohet çdo vit. Te ne mungon, nuk ka indeksim. Vendet e rajonit nuk e kanë.

Indeksi nxjerr me probleme dhe Britaninë e Madhe sepse indeksi varet nga konstatimet e anëtarëve që janë pjesë e Konfederatës Botërore të Sindikatave”, shtoi Hoxha.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme