Egërsohet deti Jon në Sarandë, ngrihet flamuri i kuq, pakësohet aktiviteti i lundrimit

Ndryshimi i motit i shoqëruar me erë dhe dallgë të forta në det, ka rritur alarmin e sigurisë në plazhe.
Nga dita e djeshme është njoftuar që sot duhet ngritur flamuri i kuq, çka do të thotë se notimi në det është i rrezikshëm.
Në fakt që në mëngjes dallgët janë shtuar ndjeshëm edhe në bregdetin e Sarandës. Ndonëse ky qytet është i frekuentuar nga mijëra pushues vendas dhe të huaj, dita e sotme nuk ka qenë shumë e përshtatshme për të pasionuarit e notimit.
Pushuesit kane zgjedhur të qëndrojnë në çadra, në pritje të përmirësimit të kushteve të detit. Edhe lundrimet janë ulur ndjeshëm, pasi kapitaneria e portit ka urdhëruar qëndrimin në kalata për mjetet lundruese të tonazhit të ulët, deri në përmirësimin e kushteve të lundrimit.
Njoftimi për flamurin e kuq është dhënë që ditën e djeshme nga federata e vrojtuesve të plazhit dhe shpëtimit.
Gazetar Norel Zaimi
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




