Egnatia-Partizani dhe Flamurtari-Oriku, sot në RTSH

Abissnet Superiore | 4 vite më parë

Superiorja dhe Kategoria e Parë në ekranin e të gjithë shqiptarëve, RTSH, vijnë për sportëdashësit Egnatia-Partizani(14:00) dhe Flamurtari-Oriku(12:00).

Në këtë javë të 10-të të “Abissnet Superiore”, Egnatia kërkon të përmirësojë treguesit, të largohet sa më shumë nga zona e ftohtë, por pa harruar se përballë është skuadra e vendit të parë, Partizani. Nga ana tjetër, trajneri i të kuqve, Giovanni Colella është shprehur: “Ndeshja ndaj Egnatias do të jetë e vështirë, ashtu si të gjitha takimet që kemi luajtur. Gjendja e skuadrës është e mirë. Ndonjë problem të vogël e kemi patur, por janë normale. Të gjithë lojtarët janë në dispozicion për ndeshjen ndaj Egnatias”.

Në Kategorinë e Parë, Flamurtari kërkon vazhdimësinë pas suksesit 5-1 me Dinamon, përballë është Oriku. Drejtori Sportiv i Flamurtarit, Alfred Ferko, e vlerëson maksimalisht ndeshjen: “Për ne është ndeshje e radhës, që duhet fituar. Kemi një skuadër që është konsoliduar dhe që po vjen gjithnjë në rritje”.

Oriku vjen pas fitores 3-0 ndaj Apolonisë, ndërsa trajneri Arlind Rustemi kërkon që nga skuadra e tij të shihet si një ndeshje radhe dhe të merret rezultati.

“Për ne është ndeshje e rëndësishme”, thotë fillimisht Arlind Rustemi. “Është një ndeshje derbi, që gjithnjë ka specifikën e saj të veçantë. Në lojë janë 3 pikët dhe rëndësia e saj është si të gjitha ndeshjet e tjera të kampionatit”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme