Ekselentët e gjimnazit “28 Nëntori” në Shkodër/ Arsheila dhe Aroni, studimet në Austri dhe Paris

Sociale | 3 vite më parë

Gjimnazi “28 Nëntori” në Shkodër ka akorduar medalje ari për 4 maturantë ekselente. Arsheila Laçej dhe Aron Vukatana jane 2 prej tyre. 3 vitet e Gjimnazit për ta mbeten të veçanta, plot sfida dhe arritje.

Arsheila është fituese e vendit të parë në Olimpiadën e Kimisë ndërsa Aroni në Fizikë.

Një vit më parë Aroni ishte ndër 20 maturantët që fitoi bursë nga ambasada Amerikane, duke zhvilluar një pjesë të vitit të 3-të në SHBA.

 Studimet Arsheila dhe Aroni synojnë t;i ndjekin jashtë, në Austri dhe Paris.  Nëse Arsheila synon rikthim në vendlindje, Aroni i ka sytë nga tregu ndërkombëtar.

Për bashkëmoshatarët e tyre kanë vetëm një thirrje, që t‘i përkushtohën shkollës, si çelës i së ardhmes.

Arsheila dhe Aroni janë shëmbull për çdo të ri, duke i vendosur vetes qëllimet dhe objektivat e së ardhmes, drejt suksesit në fushën ekzakte.

Gazetar: M. Gjoni

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme