Ekskluzive, grimierja shqiptare e artistëve në Sanremo: Fiorelo më zgjon çdo ditë në 5 të mëngjesit! Jam takuar me Amadeus

Miranda Dedej është shqiptarja që grimon yjet e Sanremos prej 3 vitesh tashmë, ndërsa kontakte dhe raporte të ngushta ka krijuar me shumë prej tyre.
Në një lidhje Skype në “Jetë Shqiptare” në RTSH, Miranda tha se ka një kontakt të mirë me Amadeus, moderatorin historik të Sanremos, por edhe me këngëtarin e famshëm Fiorelo.
Madje ajo tregoi edhe një detaj se Fiorelo e zgjon 135do ditë në orën 5 të mëngjesit për t’i bërë grimin pasi ka një emision mëngjesi.
“Kam 3 vite me Sanremon që kujdesem për grimin e artistëve. Marrëdhënia ime me artistët është shumë e mirë sidomos me Fiorelon. Ai më zgjon çdo mëngjes në orën 5 pasi ai prodhon një program në mëngjes”, tha Miranda Dedej.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



