Eksportuesit janë në vështirësi – Sipërmarrësit në Shkodër kërkojnë ndihmë nga qeveria

Sociale | 3 vite më parë

Shoqata e eksportuesve shqiptarë është e shqetësuar për situatën e vështirë ekonomike që po kalon biznesi i manifakturave në të gjithë vendin. Kreu i kësaj shoqate ndau disa nga problematikat që shqetësojnë ata.

“Aktualisht ndodhemi në një gjendje fatale ajo që është ndjerë dhe po ndjehet dita ditës është konkurshmeria së bizneseve dhe përpos kësaj largimi i brandeve të huaja që tashmë po orientohen drejt vendeve të tjera”, tha Edvin Prençe, kryetar i shoqatës “pro Eksport Albania PEA”.

Rënia e vazhdueshme e eksporteve e shoqëruar edhe me rënien e euros kanë ndikimin e tyre në krijimin e një klime negative për bizneset.

“Problematikat tona nëse do të vazhdojnë me këtë trend e ardhmja e bizneseve tona dhe e gjithë prodhuesve vendas do të jenë në rrezik”, tha Florian Zeka, anëtar i Kryesise, Shoqata “Pro Eksport Albania PEA”.

Shqetësimin e tyre e ndanë dhe drejtues të bizneseve në qarkun e Shkodrës ndërsa apeluan që qeveria t’u vijë në ndihmë përmes mekanizmave financiarë.

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme