Ekspozita me fotot nga agresionin rus në Ukrainë, Rama: Çelet në vigjilje të vizitës së Zelensky-t në Tiranë

Në ambientet e Kryeministrisë është çelur sot pasdite ekspozita “Ukraina, një krim lufte” ku përfshihen 50 fotografi, dëshmi pamore të agresionit rus mbi popullin ukrainas, pjesë e librit me të njëjtin titull të grupit të fotoreporterëve nga e gjithë bota.
Gjatë një fjale përshëndetëse në këtë aktivitet, kryeministri Rama tha se ekspozita është çelur në prag të samitit për Ukrainën që do të mbahet në Tiranë në 28 shkurt, ku do të marrë pjesë edhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.
Sakaq duke theksuar se Shqipëria qëndron krah Ukrainës , Rama përshëndeti ambasadorin e Ukrainës, duke e falënderuar për këtë iniciativë dhe që arritën që kjo ekspozitë të çelet në vigjilje të vizitës së presidentit Zelensky në Tiranë.
“Vizita është bilaterale, është edhe një vizitë e cila do të kulmojë me një samit të vendeve juglinore për Ukrainën ku do të kemi të ftuar një numër të konsiderueshëm liderësh. Është bashkëorganizator së bashku me mua për këtë aktivitet që në kontekstin e sotëm ka sipas meje një rëndësi të posaçme, Fjalët edhe përshkrimet për atë që ndodh në Ukrainë nga ana ime janë të tepërta sot. Për më tepër kur ekspozita e sjell përmes fotografive që janë të çdo ore dhe dite e nate të popullit ukrainas nën furinë e agresionit rus, një agresion i padrejtë i pajustifikueshëm”, theksoi Rama

Ndërkohë, siç dihet, nënvizon Rama, Shqipëria qëndron krah për krah me Ukrainën, së bashkë me gjithë aleancën e vendeve që kanë zgjedhur të shohin nga e ardhmja dhe të shohin nga e një ardhshme ku çdo popull ka të të drejtën e lirisë, të jetuarit si i barabartë nën ombrellën e ligjit. Agresioni i Rusisë mbi Ukrainën është si përpjekje për të imponuar të drejtën për të jetuar në të shkuarën
Agresioni i Rusisë mbi Ukrainën është si përpjekja për të imponuar të drejtën për të jetuar në të shkuarën, është përplasje mes dy botësh. Duke shprehur edhe sot solidaritetin tonë të patundshëm për Ukrainën dhe popullin ukrainas dhe duke falënderuar të gjithë ju për praninë tuaj, uroj dhe shpresoj që këto momente të kaluara me këto imazhe ku luftohet, humbasin jetë njerëzish, iu shpreh kënaqësinë që jeni këtu sot”, theksoi kreu i qeverisë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




