Ekspozita “Plot dritë”, gjimnazisti me autizëm përcjell mesazhet e tij nëpërmjet pikturës

Kulturë | 3 vite më parë

Në shkollën e  mesme “ At Shtjefen Gjeçovi” në Laç është çelur ekspozita me 30 punimet e gjimnazistit Gerald Rica .

Mesazhet që nuk mund ti  përcjellë nëpërmjet fjalëve apo gjuhës së trupit  gjimnazisti nga Laçi Gerald Rica ka zgjedhur ti shpreh nëpërmjet artit të tij.

Rica është diagnostikuar që në moshë të hershme me çrregullim të spektrit autik , por kjo nuk e ka penguar  aspak atë ti përkushtohet pasionit të tij për pikturën.

Nuk heziton të skicojë në telajo çdo gjë që e tërheq dhe i pëlqen,  e më pas çdo ideje i jep jetë nëpërmjet ngjyrave.

Në ambientet e shkollës së tij janë ekspozuar 30 punime të gjimnazistit. Ekspozita e tij është pritur me mjaft interes nga bashkëmoshatarët dhe mësuesit e shkollës.

Mamaja e Geraldidit, Valbona e emocionuar ka treguar arritjet e djalit të saj , e cila ja dedikon shokëve dhe mësuesve të shkollës.

Është hera e parë në qytetin e Laçit që është çelur një ekspozitë  nga një nxënës autik,  e cila ka tërhequr vëmendjen e mësuesve dhe bashkëmoshatarëve nga institucione të tjera arsimore.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme