“Ekspres” – Marash Logu: Kërkojmë transparencë nga Gjykata Kushtetuese

Politikë | 3 vite më parë

Përfaqësuesi ligjor i grupit parlamentar të PD-së, Marash Logu, i ftuar në emisionin “Ekspres” në RTSh u shpreh se, sipas tij, “Gjykata Kushtetuese ka bërë një shqyrtim të kërkesave të PD-së pa praninë e palëve apo të medias”.

“Nga ana e Gjykatës Kushtetuese na është njoftuar rreth 7 ditë më vonë për planifikimin e shqyrtimit të kërkesës ankimore, si dhe miratimi në seancë plenare për kalim dhe shqyrtim të ratifikimit të marrëveshjes së emigrantëve me Italinë. Për këtë shqyrtim nuk ka pasur ndonjë arsyetim apo justifikim. Vendimmarrje do të bëhej në Dhomën e Këshillimit, gjë që nënkupton se ajo do bëhej pa praninë e palëve, pa publik, pa media”, tha Logu.

Sipas tij, në finalizimin e marrëveshjes ka munguar transparenca nga ana e qeverisë.

“Ajo që ne kërkonim ka qenë transparenca. Ajo që ka munguar nga ana e qeverisë në fazën e negocimit deri në datën që u nënshkrua dhe u bë publike, ka qenë transparenca. Këtë transparencë kërkonim ta realizonim në Gjykatën Kushtetuese. Kjo e fundit duhet të japë një vendim brenda 3 muajve nga data e dorëzimit të kërkesës”, tha Marash Logu.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme