Elbasan/ Laboratori Qendror ndërpret punën, mbaron fondi. Pacientët i drejtohen privatit për analiza

Laboratori Qëndror në Elbasan ka ndaluar marrjen e analizave. Ai po funksionon vetëm për analiza urgjente apo të personave të shtruar, pjesa tjetër e banorëve të Elbasanit janë adresuar ti kryejnë ekzaminimet në laboratorë privatë, deri më datën 3 prill kur dhe është njoftuar rihapja e laboratorit qendror.
Shkak i mbylljes së laboratorit qendror është mospagimi i koncesioneve te privatit. Diten e sotme në polikliniken Qendrore të Elbasanit qytetarët shprehen se kjo situatë është tepër alarmante, pasi nuk u mundësohet marrja e shërbimit paresor
Kordinatorja në Poliklinikën Qendrore të Elbasanit, Nevjana Buzani shprehet se laboratori është me koncesion me një fond limit dhe brenda këtij fondi janë përpjekur të kryejnë analizat e kërkuara nga qytetarët.
Ajo ka sqaruar se deri në datën 3 prill, analizat do te kryhen nëpërmjet Chek Up, ndërsa për pacientë të cilët janë të shtruar në spital nuk do të ketë mungesë të analizave laboratorike.
Prioriteti për ta do të mbeten pacientë me sëmundje tumorale dhe pacientë të cilët janë të shtruar në spitalin rajonal të Elbasanit.
Gazetare: Keti Toroveci
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




