Elbasan, pakësohet prodhimi i qumështit dhe rritet çmimi i nënprodukteve të tij

Ekonomi | 4 vite më parë

Përpunuesit e nënprodukteve të qumështit në qarkun e Elbasanit, ngrenë shqetësimin se po përballen me çmim të rritur të lëndës së parë nga fermerët në zonë. Sipas tyre, arsyeja është ulja e numrit të bagëtive për prodhim qumështi.

Pronarët e Baxhove thonë se janë duke e blerë qumështin me 70 lekë litri, kosto që për të mbajtur biznesin në këmbë do të reflektohet sipas tyre në rritje të çmimit të nënprodukteve të qumështit. 

Fermërët japin cmimet aktuale me të cilat operojnë. Djathi i lopes shitet me 700 lek kg, ai i dhisë me 1000 lekë kg, djathi kaçkavall 1200 leke kg, gjiza dhe salca me 40 lekC kg. Ata druhen se rritja e çmimit të produkteve të bulmetit, nënkupton nga ana tjetër dhe tërheqje të blerësve.

Bazuar në shifrat e INSTAT vetëm 11% e sasisë së qumështit të prodhuar në vend rezulton të kalojë nëpërmjet një procesi kontrolli, përpunimi dhe paketimi të standardizuar në sektorin e përpunimit të qumështi.

/ rtsh.al /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme