Elbasan, vrasja e Pjerin Xhuvanit, Gjykata e Elbasanit dënon me 22 vite burg Arbër Paplekajn

Gjykata e Elbasanit ka dënuar me 22 vite heqje liri Arber Paplekal, i cili qëlloi për vdekje Pjerin Xhuvani me 21 Prill 2021, pak ditë para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit. Ngjarja ndodhi gjatë një konflikti mes përkrahësve të maxhorancës dhe opozitës, kur policia edhe pse ishte e pranishme nuk ndërhyri.
Vendimi u dha pas 2 vitesh hetim dhe dëgjimin e 55 dëshmitarevë në Gjykatën e Elbasanit. Gjyqtarja Matilda Fetau dënoi Arbër Paplekajn me 22 vite heqje liri me akuzën vrasje ne rrethana cilësuese. Papleka ishte roje personale e ish drejtuesit të PD për Elbasanin në këto zgjedhje Gazmend Bardhi.
Avokati i Paplekajt Mirash Martinaj akuzoi Prokurorinë dhe Gjykatën se ka fshehur episodin e ngjarjes duke deformuar çështjen. Ai tha se do të vazhdojë ankimimin.
Policia edhe pse ishte e pranishme gjatë konfliktit nuk ndërhyri. Dy ish nëndrejtorët e Komisariatit të Elbasanit, u dënuan me 1 vit shërbim prove, ndërsa 7 efektivet e forcave Shqiponja me 8 muaj shërbim prove.
Gazetare Eriselda Dyrmishi
/ rtsh /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




