Elbasani nuk gabon, përmbys Lushnjën dhe rimerr kreun

Futboll Vendi | 3 vite më parë

AF Elbasani mposht me përmbysje Lushnjën 3-1 në “Elbasan Arena” në sfidën që mbylli javën e 27-të të Kategorisë së Parë. Verdheblutë ruajnë kreun e renditjes dhe vazhdojnë marshimin drejt Superiores.

Ndeshja Elbasani-Lushnja u luajt në mbrëmje dhe pa skuadrën vendase të përmbysë shifrat pasi Murati i kaloi myzeqarët në epërsi pas një çerek ore lojë. Por golat e De Melos në minutën e 19-t dhe Hasanit, në të 34-t, përmbysën shifrat në favor të Elbasanit, që e vulosi fitoren në minutën e 50-të me anë të Lleshit.

Elbasani mund Lushnjën 3-1 dhe kryeson renditjen me 63 pikë, dy më tepër sesa Bylisi, por duket se të dyja skuadrat janë të sigurta drejt ngjitjes automatikisht në Kategorinë Superiore sezonin e ardhshëm.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme