Elezi: Berisha dështoi. Basha mori hapësirën e PD

Ish-kandidati për kreun e Partisë Demokratike, Ibsen Elezi, ka vlerësuar në emisionin “3D” në RTSH, propozimet e Kryetarit të PD-së, për disa çështje që sikurse e tha ai, opozita i kishte lënë jashtë fokusit të saj politik
“E vetmja gjë pozitive që unë shoh për z. Basha është se ka hedhur fokusin në disa çështje shqetësuese që opozita nuk ishte fokusuar, sikurse është Vetingun për politikanët apo sistemi i listave të hapura”, tha Elezi
Por ndryshe mendon për sa i përket mundësive reale që Partia Demokratike të rritet në drejtimin e Lulzim Bashës.
“Ndërsa për sa i përket besueshmërisë së z. Basha unë kam më shumë se pesë vite që kam folur për figurën e tij”.
Elezi u shpreh se Berisha e humbi shanset e veta për të drejtuar serish partinë.
“Për mua Berisha me atë që bërë me Kuvendin e 11 dhjetorit dhe barrën që mori përsipër ka dështuar në mënyrë të plotë . ndaj kjo është arsyeja që z. Basha ka marr hapësirën”, përfundoi ai.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




