Emigrantët e paligjshëm, presidenti Erdoan: Detet tona janë shndërruar në varre refugjatësh

Botë | 3 vite më parë

“Detet tona janë shndërruar në varre refugjatësh”, ka thënë presidenti Rexhep Tajip Erdoan (o. Recep Tayyip Erdogan) pas samitit të udhëheqësve të G-20 në Nju-Delhi.

Presidenti i Turqisë bëri thirrje për një botë më të drejtë, si dhe për eliminimin e pabarazive globale.

“Pavarësisht besimit apo kulturës sonë, të gjithë jemi anëtarë të një familjeje me 8 miliardë njerëz. Askush prej nesh nuk mund të ndjehet i sigurt në një botë ku fëmijët vdesin nga uria, detet tona po kthehen me shpejtësi në një varrezë të madhe refugjatësh, miliona njerëz po largohen nga shtëpitë për shkak të luftërave dhe jeta e njeriut po bëhet e pavlerë. Ne besojmë se një botë më e drejtë është e mundur,” tha Erdoan në një konferencë për shtyp.

Turqia ofron ndihmën më të madhe ndaj fenomenit të emigracionit në proporcion me të ardhurat kombëtare, tha presidenti turk.

Erdoani përsëriti se Ankaraja strehon rreth 4 milionë refugjatë sirianë, ndërkohë që përpiqet të sigurojë kthimin e tyre të sigurt në vendlindje.

“Rreth 600 mijë sirianë janë rikthyer në vendin e tyre,” tha presidenti turk.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme