Emisioni “Përballë” në RTSH1-HD, Këlliçi : Modeli im Bush, Klinton, Basha dhe Berisha

Belind Këllici, kryetar i forumit rinor të Partisë Demokratike, thotë se modeli i tij në politikë është Lulzim Basha dhe Sali Berisha. I ftuar në emisionin “Përballë” të gazetarit Lutfi Dervishi, Këlliçi tha:
“Nuk është çështje emrash, të lehtë do ta kisha të thoja mbase Xhorxh Bush apo Bill Klinton, apo mund të them fare kollaj Lulzim Basha apo Sali Berisha. Por për mua një politikan që rrit rrogat dhe pensionet është një politikan shumë i mirë. Një politikan që bën punë të prekshme për vendin e tij është shumë i mirë.”

Ndërsa Folida Kërpaçi, kryetare e forumit rinor të LSI- së, tha se ka si model kancelaren gjermane Angela Merkel.
“Për mua politikani model është ai që mban fjalën, ai që qëndron i vertetë. Me këmbë në tokë, ai që punon për njerëzit. Ky është një model politikani i suksesshëm dhe që votohet. Merkel, ka bëre një deklaratë me domethënie. Ajo doli dhe kërkoi falje, pranoi gabimin.” – tha Kërpaçi në “Përballë”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




