Emisioni ‘Përballë’ në RTSH1- HD, Palmer: SHBA pret që zgjedhjet e 25 prillit, të reflektojnë vullnetin e zgjedhësve

SHBA pret që zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 25 prillit në Shqipëri, të reflektojnë vullnetin e zgjedhësve në formimin e një parlamenti të ri. Zëvendësndihmës sekretari amerikan i shtetit, Matthew Palmer, në një intervistë për gazetarin Lutfi Dervishi, në emisionin ‘Përballë’, ndau këtë mesazh për klasën politike.
” Së pari do të doja të përgëzoja qytetarët shqiptar për progresin e bërë në arritjet demokratike. Marrëveshja për reformën zgjedhore ishte më të vertëtë inkurajuese, bazuar në rekomandimet e ODHIR. Ne duam të shohim zbatimin e këtyre rregullave të marrëveshjes dhe që zgjedhjet në prill të mbahen në mënyrë që është e drejtë, që është transparente dhe në të cilën klasa politike të jetë llogaridhënëse. Dhe duam që opinioni dhe mendimi i votuesve të shprehet në kutitë e votimit dhe që kjo të pasqyrohet në përbërjen e parlamentit dhe në politikat që pasqyrojnë ambiciet dhe dëshirat e popullit shqiptar. Kjo është mënyra se si funksionon demokracia dhe ne jemi me të vërtetë shpresëplotë që zgjedhjet në prill do të sigurojnë dhe do të plotësojnë këto ambicie.” – tha Palmer në Përballë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



