Emisioni “Publikisht“ në RTSH, Zogaj: Vizita e Klinton ishte një ngjarje shumë e bukur për Shqipërinë

Analisti Preç Zogaj, në emisionin “Publikisht“ në RTSH, ka komentuar vizitën e ish- Presidentit, Bill Klinton në Tiranë, duke nënvizuar se ishte një vizitë e pritshme, por nga ana tjetër ishte edhe një ngjarje shumë e bukur për Shqipërinë.
Zogaj bëri të ditur se Klinton, në atë periudhë, ka qenë gjatë gjithë kohës i përditësuar për zhvillimet në Kosovë.
“Amerikanët e kishin ndarë mëndjen për ta zgjidhur çështjen e Kosovës. Historia e Kosovës ka qenë evidentuar nga të gjitha rrethet politike, këshilltarët amerikanë ndër vite, si një padrejtësi që kërkonte zgjidhje. Ata konceptuan një zgjidhje paqësore, ku pika e fundit ishte referendumi i qytetarëve kosovarë për të shprehur vullnetin. Millosheviçi ishte në vështirësi për ta pranuar referendumin ndaj nuk e nënshkroi “Marrëveshjen e Rambujesë”. Pati dyshime edhe nga delegacioni shqiptar. Millosheviçi pati besim se nuk do shkohej aq larg. Por ndodhi. Bombaridimi nga NATO ishte një ditë e madhe për Kosovën, Shqipërinë dhe kombin shqiptar. Në Evropë kishte lloj- lloj korentesh, pasi nuk ishin të gjitha vendet unike.“- tha Zogaj.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




